Ambasadori gjerman: Kënaqësi që palët ranë dakord për normalizimin e situatës në Parlament

Ambasadorin gjerman në Tiranë, Karl Bergne në një deklaratë për media nga Korça ka shprehur kënaqësinë për zhvillimet e fundit në Parlament dhe dakordësimin e palëve politike për rikthimin në normalitet të Kuvendit.

“Është kënaqësi e madhe që shoh zhvillimet e fundit të Parlamentit shqiptar, gjithsesi do të shikojmë nesër në rast se realisht do ti kthehet normalitetit për të folur për përmbajtje pa qenë nevoja t’u ndalur seanca. Gjithmonë e kemi theksuar në këto muajt e fundit kur në Parlament nisën shqetësimet, kemi theksuar se Parlamenti është një kusht i rëndësishëm për një sistem demokratik, për integrimin e Shqipërisë në BE. Është kënaësi për ne të shohim se dy partitë politike janë dakordësuar për të normalizuar situata në parlament. Shpresojmë që ky bashkëpunim të sjellë zhvillim edhe në reformën zgjedhore, por edhe në tema të tjera të rëndësishme”, u shpreh ambasadori.

Pyetur mbi reformën zgjedhore, Bergne u shpreh se procesi ende nuk është përmbyllur dhe se do shihen rezultatet e tij pas 21 marsit.

Ne shpresojmë që të kemi një reformë zgjedhore , nuk mund të jap konkluzionet e mia sepse nuk është permbyllur ende. Ju e dini se ekziston një komision parlamentar për cështjen e reformës zgjedhore i cili ka afatin e tij deri në 21 Mars, do të paraqesë rezultatet e punës së tij para kuvendit e kur te merret vendimi do të shprehemi”, tha ai.

Po ashtu, ambasadori iu përgjigje interesit të mediave nëse reforma zgjedhore ka nevojë për ndryshime kushtetuese për të qenë gjithëpërfshirëse edhe për partitë e vogla.

Sigurisht deri tani nuk kemi parë rekomandimet konkrete që ka marrë komisioni parlamentar, do e ndjekim me vëmendje. Kemi interes që ky proces të jetë i gjerë, të përfshijë sa më shumë interesa, ka rekomandime nga OSBE – OHDIR, do e ndjekim në vijim. Me lejoni te them se qëllimi im ishte për të parë qytetin e Korçës, kemi patur vërtet një kohë impresionuese, dinamika pozitive, kemi parë sipërmarrje të ndryshme, dixhitializmi, ky është mesazhi që dua të jap, do e mbështesim Korçën në vijim”, përfundoi ambasadori Bergne.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.