Ambasadorin gjerman në Tiranë, Karl Bergne në një deklaratë për media nga Korça ka shprehur kënaqësinë për zhvillimet e fundit në Parlament dhe dakordësimin e palëve politike për rikthimin në normalitet të Kuvendit.
“Është kënaqësi e madhe që shoh zhvillimet e fundit të Parlamentit shqiptar, gjithsesi do të shikojmë nesër në rast se realisht do ti kthehet normalitetit për të folur për përmbajtje pa qenë nevoja t’u ndalur seanca. Gjithmonë e kemi theksuar në këto muajt e fundit kur në Parlament nisën shqetësimet, kemi theksuar se Parlamenti është një kusht i rëndësishëm për një sistem demokratik, për integrimin e Shqipërisë në BE. Është kënaësi për ne të shohim se dy partitë politike janë dakordësuar për të normalizuar situata në parlament. Shpresojmë që ky bashkëpunim të sjellë zhvillim edhe në reformën zgjedhore, por edhe në tema të tjera të rëndësishme”, u shpreh ambasadori.
Pyetur mbi reformën zgjedhore, Bergne u shpreh se procesi ende nuk është përmbyllur dhe se do shihen rezultatet e tij pas 21 marsit.
“Ne shpresojmë që të kemi një reformë zgjedhore , nuk mund të jap konkluzionet e mia sepse nuk është permbyllur ende. Ju e dini se ekziston një komision parlamentar për cështjen e reformës zgjedhore i cili ka afatin e tij deri në 21 Mars, do të paraqesë rezultatet e punës së tij para kuvendit e kur te merret vendimi do të shprehemi”, tha ai.
Po ashtu, ambasadori iu përgjigje interesit të mediave nëse reforma zgjedhore ka nevojë për ndryshime kushtetuese për të qenë gjithëpërfshirëse edhe për partitë e vogla.
“Sigurisht deri tani nuk kemi parë rekomandimet konkrete që ka marrë komisioni parlamentar, do e ndjekim me vëmendje. Kemi interes që ky proces të jetë i gjerë, të përfshijë sa më shumë interesa, ka rekomandime nga OSBE – OHDIR, do e ndjekim në vijim. Me lejoni te them se qëllimi im ishte për të parë qytetin e Korçës, kemi patur vërtet një kohë impresionuese, dinamika pozitive, kemi parë sipërmarrje të ndryshme, dixhitializmi, ky është mesazhi që dua të jap, do e mbështesim Korçën në vijim”, përfundoi ambasadori Bergne.
Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…
Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…
Zyra Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…
Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…
Prej vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…
Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…
This website uses cookies.