Ambasadori gjerman: Kosova të bëjë më shumë përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

aadf4167c82846a987b6510cb904161e

aadf4167c82846a987b6510cb904161e

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, bëri thirrje për më shumë përpjekje në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë. Sipas tij, është e rëndësishme “që të arrihet një momentum në bisedimet me Serbinë”.

Sipas medias kosovare, në një takim në Komisionin për Integrim Evropian, Rohde tha se sfiduese për Kosovën mbetet lufta ndaj korrupsionit, reforma e administratës publike dhe sundimi i ligjit.

“Gjermania i ka ofruar asistencë të madhe shtetit të Kosovës në arritjen e reformave…Kosova ka mbetur e përkushtuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, por duhet akoma përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”, tha Rohde.

Ambasadori gjerman u shpreh se është bërë progres i kufizuar në sesionet parlamentare, duke përmendur mungesën e bashkëpunimit mes partive për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Raporti për Kosovën duhet të shihet që të na kujtojë të gjithëve se cilat reforma duhet të bëhen që Kosova të avancojë në qëllimin e saj që të bëhet anëtare e BE-së. Reformat nuk duhet bërë vetëm nga Qeveria, por edhe nga Kuvendi”, tha Rohde.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.