Lajme

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri, Gonzato ku u diskutua lidhur me progresin e bërë nga Shqipëria dhe sfidat me të cilat përballen vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së, duke skicuar, njëkohësisht, qasjen e Komisionit Evropian për të udhëhequr dhe mbështetur procesin e zgjerimit.

Ambasadori Gonzato përgëzoi Guvernatorin për pranimin e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA . Ai theksoi se me këtë anëtarësim, Banka e Shqipërisë përmbush me sukses një ndër ambiciet e saj kryesore në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Ndërkohë që Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë gjykon se reformat e gjithanshme rregullatore, ligjore e institucionale të ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, ofrojnë një platformë të plotë dhe konsistente për adresimin e sfidave.

Ambasadori vlerësoi rolin e bankës për progresin e bërë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe veçanërisht për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Ambasadori Gonzato konfirmoi vullnetin për të rritur më tej bashkëpunimin dhe mbështetjen e BE-së për Bankën e Shqipërisë nëpërmjet asistencës teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror dhe ndërmarrjes së projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Basketboll, “Final 4” i Ligës Unike për Femra do luhet në Shqipëri

Konform marrëveshjes mes Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB),…

9 minutes ago

Parlamentaret 2025, Hoxha: Policia garanton zgjedhje të lira, me standarde

Teksa jemi 60 ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, thotë se…

11 minutes ago

Letërsia për fëmijë e të rinj – Në Bibliotekën Shkencore, i ftuar në takim me studentët shkrimtari Mustafa Tukaj

Shkrimtari i letërsisë për fëmijë dhe të rinj, dramaturgu dhe përkthyesi shkodran, Mustafa Tukaj ishte…

17 minutes ago

Modele që frymëzojnë – Në Gjimnazin “Oso Kuka”, e ftuar ish- nxënësja dhe gazetarja Linda Kavaja

Gjimnazi “Oso Kuka” është një nga shkollat e mesme më të njohura në Shkodër. Në…

20 minutes ago

Zgjedhja e arsimit profesional  – Shkolla industriale “Arben Broci” qendër e formimit profesional në Veri të Shqipërisë

Në arsimin e mesëm  profesional në Shkodër, një vend të veçantë zë shkolla industriale “Arben…

26 minutes ago

Nis faza e tretë e programit për Policimin në Komunitet, Hoxha: Konsolidojmë partneritetin e krijuar

Nënshkruhet marrëveshja për fazën e tretë të programit “Forcimi i Policimit në Komunitetit”, i cili…

37 minutes ago

This website uses cookies.