Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Tonin Gjuraj priti në zyrën e tij ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.
Gjatë takimit ishin të pranishme edhe mediat. Në të u diskutua mbi përvojën akademike të dy vendeve dhe dëshirën për të intensifikuar bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushën e arsimit të lartë.
Rektori Gjuraj u shpreh mbi domosdoshmërinë e shtimit të programeve të lidhura me teknologjinë e informacionit dhe drejtimin inxhinierik ku Azerbajxhani është një nga vendet e zhvilluara në këtë aspect.
Ambasadori Huseynov shfaqi gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar bashkëpunim përmes përvojës së vet.
“E dimë që universiteti i Shkodrës është një nga më të rëndësishmit në vend dhe i vetmi në veriun e vendit. Jemi të interesuar të japim ndihmesën tonë në shtimin e përvojave të përbashkëta të bashkëpunimit në disa programe studimi ku Azerbajxhani ka një periudhe gati 10-vjeçare ku investon në mënyrë të vazhdueshme. Ne kemi qenë të hapur dhe vazhdojmë të jemi për studentët shqiptarë që duan të studiojnë në universitetet e Azerbajxhanit”, u shprehambasadori Anar Huseynov.
Në përfundim të takimit, rektori Gjuraj i dhuroi ambasadorit Huseynov librin e historikut të UNISHK dhe logon e tij.
Ambasadori Huseynov zhvilloi po ashtu edhe një vizitë në mjediset e RTSH Shkodra, ku takoi drejtorin e këtij institucioni, Jetmir Shpuza. Në takim u diskutua mbi ecurinë dhe bashkëpunimin e thelluar në fushën mediatike.
“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…
Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër. Aktiviteti është në…
Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…
Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…
This website uses cookies.