Categories: LajmePolitikë

Ambasadori i BE në Shqipëri i dorëzon letrat kredenciale Presidentit Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Sh. T. Z. Silvio Gonzato.

Kreu i Shtetit pranoi Letër Kredencialet dhe i uroi suksese gjatë mandatit të tij në Tiranë.

Presidenti Begaj siguroi Ambasadorin Gonzato se Shqipëria do të vijojë të jetë një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian.

Kreu i Shtetit vlerësoi ecurinë e negociatave dhe u shpreh se Shqipëria pret që brenda këtij viti të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Gjatë bisedës, u shprehën vlerësime pozitive për rezultatet e deritanishme të reformës në drejtësi. 

 “Kënaqësi që filloj mandatin tim në Tiranë si ambasadori i ri i BE-së. Ne kemi një mundësi unike për ta integruar më tej Shqipërinë në BE duke konsoliduar progresin e arritur deri tani dhe duke ndjekur reformat e nevojshme për ta bërë këtë vend më të begatë, më modern dhe më gjithëpërfshirës. Mezi pres të punojmë së bashku me autoritetet shqiptare dhe popullin shqiptar”, tha ambasadori Gonzato.

Para emërimit si Ambasador i BE-së në Shqipëri, ai ka qenë Ambasador, Zëvendës Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Ai ka qenë më parë Drejtor për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Koordinimin e Politikave dhe Diplomacinë Publike në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

Përgjegjësitë e tij mbulonin marrëdhëniet me të gjitha institucionet e BE-së dhe përfaqësimin e EEAS-së në negociata që kanë implikime institucionale apo ligjore, përfshirë sanksionet.

Ai ka qenë përgjegjës për koordinimin e të gjitha dosjeve politike dhe legjislative, si dhe për përgatitjen e mbledhjeve të Këshillit të Punëve të Jashtme.

Ai ka qenë gjithashtu përgjegjës për aktivitetet e diplomacisë publike (përfshirë promovimin e çështjeve kulturore në marrëdhëniet e jashtme të BE-së) dhe çështjet e komunikimit strategjik. Në këtë kontekst, ai ka mbikëqyrur strategjinë e komunikimit të EEAS-së, përfshirë aktivitetet që synojnë luftën kundër manipulimit të informacionit nga burime të huaja.

Më parë ai ka qenë Drejtor për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në EEAS. Në këtë cilësi, ai ka qenë përgjegjës për organizimin dhe përmbajtjen e gjithë dialogjeve dhe konsultimeve në lidhje me të drejtat e njeriut ndërmjet BE-së dhe vendeve partnere (mbi 40 prej tyre), hartimin e udhëzimeve të politikave dhe udhëzimet për delegacionet dypalëshe dhe shumëpalëshe të BE-së në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe mbështetjen e demokracisë. Ai ka qenë gjithashtu përgjegjës për aktivitetet e vëzhgimit të zgjedhjeve.

Ai ka qenë po ashtu Shef i Sekretariatit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian në periudhën 2009–2014, ku ka këshilluar kryetarin për prioritetet dhe organizimin e punës së komisionit.

Me formim në gjuhë dhe letërsi, ai flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, si dhe ka disa njohuri të spanjishtes.

Ai është italian, i martuar, dhe ka dy djem.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthimi i magjishëm i Shaqirit, tripletë Servetes dhe lider absolut i kampionatit

Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…

11 hours ago

Mungon vetëm zyrtarizimi, Del Piero synon postin e presidentit të federatës

Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…

11 hours ago

Dëmtohet Vinicius Jr, braziliani humbet sfidën ndaj Liverpulit

Një lajm  i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…

11 hours ago

“Gruaja fshatare” e Van Gogh – Muzeu Noordbrabants pagoi 8.6 milionë euro për ta bërë të vetën

‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit   Vincent van Gogh, që mbeti…

11 hours ago

16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave – 1 në 3 gra në Shqipëri ende përjeton dhunë

Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…

11 hours ago

Aktivitet për festat kombëtare – Nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” vishen kuq e zi

Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…

12 hours ago

This website uses cookies.