Ambasadori i BE-së, Gonzato: Procesi i anëtarësimit s’ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit, por edhe me qasje që çojnë në ndryshime shoqërore

Gonzato

Rritja e cilësisë së punës dhe jetës nëpërmjet dialogut social dhe efektiv në Ballkanin Perëndimor, ishte fokusi i një aktiviteti rajonal që solli në Tiranë krerët e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social, Fondacionin Evropian të Trajnimit, Agjencinë Evropiane për Kushtet e Jetesës dhe të Punës dhe përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Diskutimi theksoi rëndësinë e dialogut social në përmirësimin e kushteve të punës, pajisjen e fuqisë punëtore me aftësitë e duhura dhe zgjerimin e mundësive për të rinjtë përmes nismave si ‘Garancia Rinore’.

“Kur vizitoj projektet e financuara nga Bashkimi Evropian në të gjithë Shqipërinë, dëgjoj shqetësimet e të rinjve për pasigurinë në punë, mungesën e arsimit cilësor dhe ndikimin e korrupsionit në karrierën e tyre. Dialogu social, duke përfshirë biznesin, sindikatat dhe OSHC-të, mund të ndihmojë në adresimin e këtyre sfidave. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim të rinjtë shqiptarë me iniciativa si Garancia Rinore dhe Plani i Rritjes. Procesi i anëtarësimit nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit – ai kërkon një qasje të të gjithëve, i cili duhet të çojë në këto ndryshime shoqërore. Dialogu efektiv social luan një rol jetik në këtë transformim,” tha në këtë takim Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, sipas një njoftimi për shtyp.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.