Ambasadori i BE-së takim me kryeministrin Rama: Folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit

Silvio Gonzato rama
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot ambasadorin e ri të BE-së, Silvio Gonzato.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, takimin e parë pas emërimit në këtë post, e ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.
Silvio Gonzato shprehet se me Ramën kanë diskutuar për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.
“Takimi im i parë me Kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”, shkruan ai.