Ambasadori i ri britanik: Ngremë partneritetit Britani-Shqipëri në nivele të reja

Ambasadori i ri britanik në Shqipëri Nicholas Abbott ka ndarë vizionin e tij për detyrën që iu besua. Abbot deklaroi në një videomesazh të shpërndarë në rrjetin social Facebook nga Ambasada britanike në Tiranë, se do ngrejë partneritetin mes dy vendeve në lartësi të reja. Ambasadori i ri u shpreh se partneriteti i vërtetë, është misioni i tij.

“Unë jam Nicholas Abbott, ambasadori i ri britanik në Shqipëri dhe jam shumë I gëzuar të jem këtu për fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Jam këtu për ta ngritur partneritetin tonë në lartësi të reja. Ne kemi një themel të fortë, kësisoj të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme së bashku.

Ide të mëdha, lidhje më të forta, të ardhme më të ndritur.

Një partneritet i vërtetë. Ky është misioni ynë dhe jam i nderuar që do ta drejtoj këtë.

Siç e dini, rajoni ma ja fituar zemrën dhe Shqipëria është në zemër të rajonit”, u shpreh ai.

Ambasadori Abbott bëri me dije se këtë shtator nis java britanike në Shqipëri, që sipas tij është një mundësi e mirë për t’u njohur me kulturën britanike.

Këtë shtator do të festojmë javën britanike në Shqipëri. Kjo do të jetë një mundësi fantastike për ju që kërkoni të përjetoni pak kulturë britanike këtu në Shqipëri”, u shpreh Abbott.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.