Ambasadori i ri i Katarit paraqet letrat kredenciale te presidenti Begaj
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shtetit të Katarit në Tiranë, Sh. T. Z Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dossari, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen z. Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dossari, duke pranuar dhe Letër Kredencialet si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Katarit në Shqipëri.
Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen e tij për vazhdimësinë e traditës së mirë disavjeçare të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Katarit.