Amerika i ka kërkuar sërish Bankës së Kosovës që të tërhiqet nga vendimi për të mos përdorur më dinarin si valutë për shkëmbime tregtare.
Në lidhje më çështjen, ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Xhef Hovenier (o. Jeff Hovenier), takoi të hënën kreun e Bankës Qendrore Kosovare, Ahmet Ismaili.
Sipas rregullores së miratuar nga BQK-ja, serbët në Kosovë nuk do të munden të përdorin dinarin nga data 1 shkurt, por vetëm monedhën euro.
“Sot pata një takim produktiv me guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili. Unë përsërita shqetësimet e SHBA-së për zbatimin e rregullores së ndryshuar rreth operacioneve me para të dorë. Apelojmë që ky detyrim të shtyhet për t’i dhënë kohë një tranzicioni efektiv dhe komunikimit publik për të zbutur impaktin negativ mbi qytetarët,” shkroi z. Hovenier në rrjetin “X”.
Shtetet e KUINT-it – SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Itali dhe Francë – kanë kërkuar shtyrjen e vendimit të BQK-së, që ka “ndikim në veçanti te komunitetet me shumicë serbe”, ndërkohë që banka qendrore e Kosovës ka argumentuar se vendimi i saj përputhet me Kushtetutën. Sipas partisë Lista Serbe, vendimi do të rrezikonte “mbijetesën e serbëve” në Kosovë.
Dinari serb përdoret në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe për të kryer pagesat dhe nga institucionet serbe në Kosovë, si edhe pensionet e ndihmat sociale.
“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…
Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër. Aktiviteti është në…
Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…
Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…
This website uses cookies.