Konflikti i armatosur ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë po hynë në vitin e tretë dhe ende nuk ka ngjasë që të ketë një plan paqe mes dy vendeve.
I ftuar në “Ekspres” ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shukrov, ka analizuar situatën më të fundit të luftës në terren si dhe shprehu nevojën për ndihmë ushtarake që ti ofrohen Ukrainës në këtë luftë që sipas tij, nëse do ti ofrohen vendit të tija sa më shpejt, historia do të kthehet në anën e së drejtës.
Ukraina tashmë, u shpreh ambasadori, ka nevojë për të përmirësuar mbrojtjen ajrore. Është shumë e rëndësishme vazhdimi i ndihmës ushtarake në municione të kalibrave të ndryshëm. Ka nevojë në masat teknike kundër minave, të gjitha këto do na ndihmojnë të kthejmë historinë nga ana e së drejtës.
“E nis me falënderimin për popullin shqiptar dhe gazetarët që janë të interesuar të dinë në lidhje me situatën e luftës që bënë populli ukrainas dhe janë të shqetësuar se kur do të përfundoj kjo luftë brutale. Ajo që duhet të them është që para se të vija këtu në intervistë, Ukraina ishte duke u sulmuar serish në disa qytete të tjera. Ku prej sulmeve të sotëm kanë mbetur mbi 30 vetë të plagosur, 4 prej tyre, 4 janë fëmijë, 4 persona të tjerë kanë humbur jetën. Situata e vështirë vazhdon të jetë ende”, tha Ambasadori Volodymyr Shukrov,
Si diplomat tha ai, e kamë të vështirë të flas për çështjen e paqes sepse negociatat sot për sot po zhvillohen në linjën e frontit. Në vijnë e parë të frontit palët po vendosin se cila do të jetë paqe. Leqoftë ekziston shpresa për paqen ajo vazhdon të jetë por është e pamundur të japim sot një datë kur ajo mund të ndodhi.
Duke folur për një mundësi paqe mes dy vendeve, Ambasadori Volodymyr Shukrov, tha se patjetër teorikisht ka mundësi paqe mes dy vendeve por për momentin tashmë “negociatat” po bëhen në frontin e luftë.
“Teorikisht është diçka e mundur që palët mund të ulen për të negociuar paqen edhe në qofse pala ruse do të ndalonte së qenari një shtet agresor atëherë do të ishte e mundur të zhvilloheshin negociatat”.
Në këtë kontekst ,kreu i diplomacisë ukrainas në vendin tonë, tha se, “Ju jeni të njohur me formulën e propozuar nga Presidenti Zelensky e përbërë nga 10 pika ku qëllimi i formulës është forcimi i së Drejtës Ndërkombëtare, e drejtës së Kartës së OKB-së. Pikërisht ky propozim flet për mundësinë e reale të së paqes dhe pas luftës. Aktualisht këto çështje diskutohen vetëm me partnerët tanë të Perëndimit dhe jo me Rusinë”.
Ambasadori ka vlerësuar dhe mbështetjen ushtarake të ardhur nga vendet Perëndimore që sipas tij, pajisja me avionët luftarak F-16 do të ndryshojnë situatën në frontin e luftës dhe në hapësirën ajrore dhe do të mbronte popullsinë civile.
“Nuk po më duket se ka një ngecje me ndihmën e ofruar për të vazhduar luftën sepse një ndihmë e fuqishme ka qenë dhe vazhdon të jetë për Ukrainën. Për sa i përket çështjes së ofrimit të avionëve luftarak F-16 është një çështje shumë serioze sepse ushtarët tanë aktualisht janë duke përfunduar trajnimin që është shumë i nevojshëm për të përdorur këta avionë. Mendoj se ekzistojnë disa marrëveshje me shtetin tonë dhe do ta kemi përparësi dhe ndihmën ajrore për tu mbrojtur në vazhdim të luftës për të mbrojtur popullsinë civile dhe qytetet tona”.
Ndaj tha ai, situata është shumë e vështirë dhe mendoj se Ukraina ka shumë nevojë të pajiset me armatime të nivelit cilësor. Kemi nevojë për ndihmë në shumë nivele të tjera inovativë në fushën e droneve, për pajisje të larta radio-elektronike, për mjetet e çminimit robitke. Dhe avionët F-16 do ti japin Ukrainës që të ketë përparësi.
“Po bëhet përparim në front dhe është i dukshëm nga kundër-ofensiva e Ukrainës që ka nisur 5 muaj më parë. Ne kuptojmë që ushtria jonë duhet të kapërcej fusha të madha deri në 40 km të minuara nga pala ruse. Sanksionet kanë ndikuar në Rusi dhe kanë vështirësuar prodhimin luftarak të Rusisë, po përpiqet të furnizohet nga jashtë. Po shqyrtohet në një mënyrë shumë të vëmendshme projekti për politikën e mobilizimit të ri. Ky projekt është iniciuar nga qeveria sepse mendohet të bëhen disa ndryshime në politikën e mobilizimit”, tha ndër të tjera Ambasadori.
Gjithashtu ai foli dhe për prodhimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë.
“Në mënyrë aktive po zhvillohet bashkëpunimi ushtarak teknik dhe prodhim të prodhimit të municioneve. Kemi uzina shtetërore dhe private që prodhojnë drone dhe armatime të ndryshme. Kemi marrëdhënie dakordësie me disa shtete si Gjermania-Japonia dhe Çekia dhe Sllovenia për bashkëpunimit në këtë drejtim”.
Në fund të intervistës Ambasadori Volodymyr Shukrov falënderojë Shqipërinë për një mbështetje reale.
Një tjetër gazetar palestinez ka mbetur i vrarë në një sulm ajror në Rripin e…
Thiago Motta, në një urgjencë të madhe në sulm, prezanton ndeshjen e së shtunës në…
Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. “The Sun” shkruan se José Mourinho ka kontaktuar…
Carlo Ancelotti fitoi gjithçka në stolin e Real Madridit dhe nuk humbet asnjë rast për…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka zhvilluar një takim me presidentin e zgjedhur…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një rrëfim ekskluziv për emisionin “3D” të…
This website uses cookies.