Lajme

Ambasadori i UNICEF, Skënderaj: Rrjetet sociale, një problem serioz për fëmijët

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Kuvendi i Shqipërisë organizuan të mërkurën një panel të fokusuar te mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.

Aktiviteti u mbajt pak ditë pas ngjarjes tragjike afër njërës prej shkollave të kryeqytetit, ku një nxënës 14-vjeçar u godit për vdekje me mjete prerëse nga bashkëmoshatari i tij.

Eventit iu drejtua fillimisht kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali dhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Sahin, i cili kërkoi një minutë heshtje për të riun e ndjerë.

Artisti shqiptar Alban Skënderaj mban pozicionin e ambasadorit të parë të fëmijëve për UNICEF-in. Ai bëri thirrje për kujdes të shtuar prindëror e pedagogjik, si edhe për hapa ligjorë që do të përmirësonin monitorimin e aktiviteteve virtuale të të rinjve në rrjetet sociale.

Që kur jam bërë prind jam shumë më i ndjeshëm dhe shumë më i interesuar për botën e tyre dhe kuptoj gjithnjë e më shumë se nuk mund të ketë një shoqëri të shëndetshme dhe një shoqëri të mirë pa filluar nga fëmijët. I gjithë sekreti është aty! Nëse ne punojmë me fëmijët dhe kemi sot fëmijë të edukuar mirë, fëmijë të lumtur e të plotësuar, nesër do të kemi qytetarë të denjë të vendit tonë.

Neve si prindër duhet herë pas here ta kthejmë gishtin nga vetja dhe të kuptojmë se jemi ne që kemi detyra të jashtëzakonshme në raport me fëmijët.

Ngjarja tragjike që ndodhi para dy ditësh është një ngjarje që duhet të na bëjë të reflektojmë se ku jemi sot dhe ku duam të shkojmë nesër. Rrjetet sociale janë një problem serioz dhe duhet patjetër të monitorohen të paktën dhe të ketë një ligj që funksionon enkas për rrjetet sociale. Duhet të ketë monitorim, përkufizime, është një botë totalisht eksperimentale, e pakontrolluar, ku fëmijët shumë lehtë mund të gjenden në situata shumë të vështira.

Kjo më shqetëson si artist. Edhe duke bërë profesionin tim në qytete, evente të ndryshme ku ka të rinj, në jetën e natës gjithashtu hasem me këto fenomene që burimin e kanë shpeshherë te rrjetet sociale,” u shpreh z. Skënderaj.

Kryeparlamentarja Spiropali, në rolin e kryetares së grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, po ashtu propozoi rregullime ligjore kundër dhunës dhe gjuhës së urrejtjes, denigrimit në rrjetet sociale, si dhe kërkoi përkushtim dhe modele më të mira për të rinjtë nga media dhe shoqëria.

T’i mbrojmë fëmijët nga format e ndryshme të abuzimit ‘offline’ dhe ‘online’, nga format e këqija të punës, nga dhuna e dukshme dhe e prekshme fizike, por edhe nga rreziqet që vijnë përmes shkëlqimit dhe joshjes, që më parë ishte televizioni dhe tani ‘xhungla e pakrasitur’ e rrjeteve sociale,” tha znj. Spiropali.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

16 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

16 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

16 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

17 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

17 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

17 hours ago

This website uses cookies.