ba3e334703984cfaa2ac6fb5452c892c
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj i paraqiti letrat kredenciale Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton diplomati i lartë shqiptar në rrjetet sociale.
“I shpreha zonjës Osmani mbështetjen e plotë. Është privilegj për mua të përfaqësoj Republikën e Shqipërisë në detyrën e ambasadorit në Republikën e Kosovës. Por njëkohësisht është një sfidë e madhe për të cilën do punoj intensivisht për ta realizuar me nder e dinjitet, gjithmonë në dobi të shqiptarëve” shkruan zoti Malaj. “
Presidentja Osmani më informoi mbi zhvillimet e fundit në vend. Të dy u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm dhe shtruam nevojën e zbatimit të marrëveshjeve ndërshtetërore të nënshkruara deri më sot” shkruan ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj.
Ai zëvendëson në këtë detyrë diplomatin veteran Qemal Minxhozi.
Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale të premten, 21 mars u shpreh optimist…
Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e…
Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse…
DashiPikëpamja juaj filozofike do të vihet në qendër të vëmendjes. Shmangni mendimet e tepërta për…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet…
Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…
This website uses cookies.