Categories: LajmePolitikëRajoni

Ambasadori Reka takon Xhaferin: Mundësi reale për integrimin në BE, nuk duhet humbur

Marrëdhëniet Shqipëri–Maqedoni e Veriut kontribuojnë në stabilitetin e rajonit dhe gjithë Europës, prandaj të dyja vendet janë angazhuar për fqinjësi të mirë.

Të mërkurën, kryeministri maqedonas Talat Xhaferi priti ambasadorin e Shqipërisë në vend, Fatos Reka. Diplomati shqiptar uroi z. Xhaferi edhe në emër të qeverisë z. Xhaferi për zgjedhjen e tij në krye të ekzekutivit.

Dy zyrtarët folën për përpjekjet e përbashkëta të vendeve për t’u integruar me familjen europiane, si edhe ekonomikisht mes tyre.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria zhvillohen me sukses në rrugën evropiane dhe meritojnë anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Europian në një proces dinamik deri në vitin 2030. Kjo, siç u vlerësua, është me rëndësi për qytetarët e të dy vendeve, por edhe për stabilitetin europian, për shkak të kontekstit aktual gjeopolitik, prandaj mundësia shumë reale e deritanishme e integrimit europian për të dyja vendet nuk duhet humbur,” thuhet në komunikatë.

Nga ana e tij, z. Xhaferi tha se qeveria e përkohshme, që ai po drejton deri në zhvillimin e zgjedhjeve politike të radhës, bazohet në një koalicionin proeuropian, i cili si kurs politik ka integrimin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Palët diskutuan edhe mbi hapësirat për bashkëpunim. Z. Xhaferi dhe z. Reka u pajtuan se duhet forcuar integrimi ekonomik rajonal për një qasje të lirë në tregun e punës dhe identifikimin elektronik të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor. Si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut pritet ta fuqizojnë bashkëpunimin ekonomik edhe përmes lidhjeve infrastrukturore në ndërtim e sipër, siç janë Korridori 8 dhe 10.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Milani fiton në transfertë, Como siguron matematikisht qëndrimin në Serie A

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së dielë në kampionatin italian. Milani fiton…

29 minutes ago

Trajnim mbi murtajën afrikane të derrave – Koleci: Sëmundja ka një përhapje të shpejtë duhet informim

Organizata Botërore e Ushqimit  po zbaton një Projekt me fermerë që mbarështojnë derra, në Bashkinë…

32 minutes ago

Ndërshtiqaj: Do ta çojmë Shkodrën më tej / Kandidati për deputet i PS- së deklaratë për mediat nga selia rozë

Ne kemi zgjedhur modelin e punës, përkushtimit dhe rezultateve konkrete, për çdo banor, në çdo…

35 minutes ago

Besmir Lesha takime me biznesin – Zhvillimet e dy viteve të fundit dhe impakti pozitiv tek biznesi, në fokus

Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, po vijon takimet me biznesin në Shkodër. Zhvillimet që…

37 minutes ago

Sterkaj takim me pensionistët – Kandidati  i PS- së: Jeni frymëzim për rrugëtimin tim në politikë

Kandidati I PS për qarkun Shkodër, Shkelqim Sterkaj, së bashku me kandidiatët e tjerë të…

39 minutes ago

PSD fushatë elektorale në Kukës – Kryetari Doshi thirrje për të votuar kandidatin socialdemokrat

Kukësi mirëpriti në një takim kryetarin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshi. Shtresat sociale në…

41 minutes ago