Ambasadorja e Austrisë vizitë në universitet – Fokusi i takimit, forcimi i bashkëpunimit me universitetet austriake
![ambasadorja e austrise](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/09/ambasadorja-e-austrise.jpg?fit=1024%2C576&ssl=1)
Ambasadorja e Austrisë në vendin tonë, Monica Zach, ka zhvilluar një vizitë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku u prit nga rektori i këtij universiteti, Tonin Gjuraj.
Zonja Zach ishte e shoqëruar nga konsulli i nderit në Shqipëri, Gjergj Leqejza.
Në këtë takim u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit që universiteti i Shkodrës do të ketë më univeristet austriake
Bashkëpunimet mes universiteve të Austrisë, siç është ai i Gracit, me universitetin e Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi” janë prej më shumë se 20 vitesh të cilat kanë shërbyer për rritjen e nivelit të ketij universiteti.