“Dita që Shqipëria do të jetë në BE është shumë e afërt”, kështu është shprehur ambasadorja franceze në Shqipëri Catherine Suard, në një takim që ka patur me fermerët e juglindjes së vendit.
Përfaqësuesja e shtetit francez në Shqipëri, e pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë dhe kohën që i duhet Shqipërisë për të qenë anëtare me të drejta të plota të BE është shprehur me bindje se dita është shumë e afërt.
“Po, kjo është fjalia ime. Është fjalia e presidentit tim para një viti kur ishte në Shqipëri, e përsëriti kur kryeministri Edi Rama ishte në Francë. Ne duam të mbështesim plotësisht rrugëtimin e Shqipërisë në BE“, tha Suard.
Ambasadorja Franceze në Shqipëri ishte sot në Korçë në eventin që organizohet nga QTTB Korçë dhe IVEA (Itinerare të gjelbra për blektorinë Shqiptare)në kuadër të projektit “Porta të hapura” në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Teknologjive Blegtorale.
Shkodra feston prej 30 vitesh mes lulesh e këngësh ardhjen e pranverës. 6 Maji është kthyer tashme në një festë tradicionale.…
Kursi i arteve dhe zejeve, nën drejtimin e mësueses Stela Toska, ka sjellë një risi…
Çdo vit e më tepër Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër po tërheq vëmendjen…
Kristjan Asllani ishte protagonisti kryesor në suksesin e Interit përballë Veronës në fundjavë, pasi shënoi…
Pas titullit të fituar me Juventusin dhe pas atij me Interin, nëse do të fitonte…
Përtej aspektit sportiv finalja e Mynihut këtë sezon vlen shumë për ekipet për shkak të…
This website uses cookies.