Ambjentalistët dhe hapësirat e gjelbërta/ Shabaj: Mbjellja e fidanëve të rinj si dhe krasitja e pemëve të nevojshme
Krahas ndërhyrjve të shumta që Bashkia Shkodër ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe për përmirësmin e infrastrukturës, një vëmendje e shtuar po i kushtohet edhe hapësirave të gjelbërta, mbjelljes së fidanëve të rinj si dhe krasitjes së pemëve.
Ambjentalisti Midush Shabaj thotë se kjo ndërhyrje ka qenë mëse e nevojshme. Shabaj thotë se duhet edhe një kontroll sa i takon mbjelljes së pemëve, pasi shpesh herë merren iniciativa përsonale të individëve. Viti 2024 është shpallur viti i pyjeve në Shqipëri. Ekspertët e fushës pranojnë se gjatë tre dekadave të fundit, kjo pasuri është dëmtuar mjaft, megjithatë, sipas tyre, kohët e fundit situata po përmirësohet.