Categories: LajmePolitikë

Amendamenti- Basha: Qeveria të japë 50 mln euro ndihmë ushtarake për Kosovën

Partia Demokratike do të parqesë së shpejti një amendament në Kuvend, nëpërmjet të cilit do të kërkojë që qeveria shqiptare t’i japë 50 mln euro Kosovës në fushën e mbrojtjes.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një konference për shtyp me gazetarët në selinë e partisë.

Sipas tij, armatosja dhe përgatitja e Serbisë për një konjukturë të volitshme politike revanshi në Ballkan e në veçanti në Kosovë është mëse e dukshme.  

“Kosova dhe partnerët e saj i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre jo vetëm me fjalë, por edhe me mesazhe. Në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër përveç kukuvajkave nga mëngjesi deri në darkë, asgjë për interesin dhe sigurinë kombëtare.”, tha Basha.

Sipas tij, javën tjetër PD do të paraqesë një  amendament për buxhetin e shtetit, nëpërmjet të cilit do të kërkojë rialokim e rreth 5 mld lekëve ndihmë ushtarake për Kosovën.

“Që kjo të mos mbetet në kuadër të propozimeve, do të marrë formë ligjore. Ekspertët ekonomikë të PD, kanë hartuar një amendament të plotë në përputhje me buxhetin e 2024. Ky amendament që do depozitohet të hënën do kërkojë alokimin e 5 mld lekë të reja si ndihëm ushtarake për Kosovën. S’e kam fjalën për pajisje të vjetra të FA. Kam parasysh financa në dispozicion të autoriteteve të Kosovës”, tha Basha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

6 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

6 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

6 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

6 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

6 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

6 hours ago

This website uses cookies.