Amerikanët aplikojnë për shtetësi britanike pas rizgjedhjes së Trumpit

Amerikanët që kanë aplikuar për nënshtetësinë britanike kanë arritur në numër rekord vitin e kaluar. Kështu konstatohet një numër i lartë i aplikimeve për nënshtetësinë britanike në tremujorin e fundit të 2024 – një periudhë që përkon me rizgjedhjen e Presidentit të SHBA Donald Trump.
Sipas të dhënave nga Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, më shumë se 6100 qytetarë amerikanë aplikuan për nënshtetësinë britanike vitin e kaluar, më së shumti që nga fillimi i regjistrimeve në 2004, kur më pak se 3,000 amerikanë paraqitën një kërkesë,
Shifrat e vitit të kaluar panë gjithashtu një rritje të dukshme nga viti 2023, një vit me më pak se 5,000 aplikime nga qytetarët amerikanë.
Aplikimet nga amerikanët u rritën në tre muajt e fundit të 2024, kur më shumë se 1700 persona aplikuan – më së shumti në çdo tremujor në dy dekadat e fundit.
Kjo rritje e numrit të aplikimeve na risjell në vëmendje në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, kur më shumë se 5,800 amerikanë hoqën dorë nga shtetësia e tyre, gati duke trefishuar numrin nga i gjithë viti 2019, transmeton CNN.
Në atë periudhë analistët argumentuan se kjo rritje erdhi në vazhdën e presidencës së parë të Trump dhe ndryshimeve në politikën tatimore dhe ishin kryesisht amerikanë që kishin jetuar tashmë në Britani për një periudhë të caktuar.