Categories: LajmeRajoni

Amerikanët dhe BE në Prishtinë, gazetarja Edona Podvorica: Kërkesa kryesore, krijimi i Asociacionit

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pritet të jetë kërkesa kryesore ndaj Prishtinës nga të dërguarit e BE dhe SHBA, që pritet të mbërrijnë të shtunën (21 tetor). Kështu u shpreh gazetarja nga Prishtina, Edona Podvorica gjatë një lidhje me Skype për RTSH24.

Podvorica tha se ata do të kenë kërkesa të qarta ndaj të dy vendeve, që lidhen kryesisht me marrëveshjen bazë të firmosur mes palëve dhe anekset e firmosura në marrëveshjen e Ohrit.

Do të jenë në një takim me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa sipas gjasave do të mbahet në ndërtesën e qeverisë së Kosovës. Vijnë në një vizitë një ditore në Prishtinë dhe Beograd me kërkesa të qarta për marrëveshjet e arritur mes dy vendeve, marrëveshja bazë dhe anekset në marrëveshjen e Ohrit. Kërkesa kryesore për Kosovën nesër do të jetë fillimi i punës për krimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zhvillimet e fundit në veri të vendit kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Me kërkesa të qarta, ky dialog do të jetë i vështirë të funksionojë siç ka funksionuar deri tani. Prishtina zyrtare kërkon që shteti Serb të ndëshkohet nga BE dhe të sanksionohet për të gjitha ato që ndodhën në veri”, u shpreh Podvorica.

Të shtunën, të dërguarit e BE dhe SHBA Miroslav Lajçak e Gabriel Eskobar të shoqëruar nga diplomati francez Emanuel Bon, ai gjerman Jens Pletner dhe italiani Françesko Talo do të qëndrojnë  fillimisht në Prishtinë e më pas do të shkojnë për bisedime në Beograd.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

11 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

12 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

12 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

12 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

12 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

12 hours ago

This website uses cookies.