Categories: AktualitetLajme

Amnesty International: Thirrje deputetëve italianë që ta rrëzojnë marrëveshjen për emigrantët Itali-Shqipëri

Organizata për të Drejtat e njeriut Amnesty International (AI) i ka bërë thirrjes sot deputetëve italian që të refuzojnë marrëveshjen e migracionit, që sipas (AI) është “ i pafuqishëm, i dëmshëm dhe i paligjshëm” me Shqipërinë.

Legjislatura e Italisë duhet të refuzojë një marrëveshje për ndalimin e njerëzve të shpëtuar në det nga anijet italiane në Shqipëri, tha Amnesty International ndërsa Parlamenti italian fillon sot debatin për ratifikimin e marrëveshjes.

Ndërsa protokolli mes dy vendeve nisi të diskutohet sot në Dhomën e deputetëve, organizata e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i bëri thirrje parlamentarëve italianë që ta kundërshtojnë atë.

Marrëveshja e nënshkruar në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romë, mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama, parashikon ngritjen e dy qendrave, e para në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigranteve dhe e dyta në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

Sipas deklaratës së sotme të Amnesty International “skema për ndërtimin e qendrave të ndalimit të emigrantëve në Shqipëri është pjesë e një tendence më të gjerë ndërkombëtare për të zhvendosur kontrollin kufitar dhe përpunimin e azilit në vendet e treta: një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut të migrantëve dhe refugjatëve dhe mund të çojë në vuajtje më të mëdha”.

Matteo de Bellis, hulumtues për Migracionin dhe Azilin pranë organizatës vlerëson se “kjo marrëveshje përfaqëson një tjetër përpjekje të turpshme nga Italia për të anashkaluar ligjin ndërkombëtar dhe të BE-së, me pasoja të mundshme të rënda për njerëzit që kërkojnë azil.” Sipas tij “ky propozim i pazbatueshëm, i dëmshëm dhe i paligjshëm do të bënte që njerëz në nevojë, t’i nënshtroheshin transferimeve të gjata dhe të panevojshme nga deti dhe të përfundonin në ndalim automatik dhe potencialisht të zgjatur, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.”

“”Ky propozim i pafuqishëm, i dëmshëm dhe i paligjshëm do t’i shihte njerëzit në ankth që do t’i nënshtroheshin transferimeve të gjata dhe të panevojshme nga deti dhe do të përfundonin në ndalim automatik dhe potencialisht të zgjatur, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Në vend që të ratifikojnë këtë marrëveshje të dëmshme, deputetët italianë duhet të mbështesin masat për të siguruar pritjen e duhur në Itali, aksesin në një procedurë efektive azili dhe rrugë të sigurta e të rregullta aksesi” thuhet në deklaratën e (AI).

Ndër të tjera thuhet se,  “Me qindra milje distancë midis Mesdheut qendror, ku ndodhin shumica e kalimeve dhe mbytjeve të anijeve, dhe Shqipërisë, marrëveshja shkel qartë detyrimin e Italisë për të zbarkuar njerëzit e shpëtuar në det sa më shpejt që të jetë e mundur pas shpëtimit të tyre. Ajo mund të dobësojë gjithashtu sistemin më të gjerë të kërkimit dhe shpëtimit, i cili ka të ngjarë të rrezikojë sigurinë e njerëzve që kanë nevojë për shpëtim në det”, vë në dukje deklarata e Amnesty International.

Sipas marrëveshjesh Shqipëria ofron vetëm territorin e saj, ndërkohë që përgjegjësia, përfshirë dhe juridiksionin mbi dy qendrat, mbetet vetëm e Italisë. “Ndërsa zbatimi i juridiksionit italian duket se premton akses në garancitë procedurale dhe të drejtat e azilit në përputhje me ligjin italian dhe të BE-së, në realitet aksesi në garanci të tilla mund të pengohet rëndë”, thekson Amnesty, pasi sipas saj “të gjithë personat e sjellë në qendrat në Shqipëri, përfshirë edhe azilkërkuesit, do të ndaloheshin automatikisht. Ndalimi automatik është në thelb arbitrar dhe për këtë arsye i paligjshëm. E kombinuar me ndryshimet e fundit në ligjin italian, marrëveshja mund të çojë në ndalimin, në mënyrë të vazhdueshme të peronave, për më shumë se 18 muaj”

Deklarata e organizatës për të Drejtat e njeriut, vjen ndërsa sot në Dhomën e deputetëve të parlamentit Italian u shqyrtua në parim teksti i marrëveshjes. Votimi pritet gjatë dy ditëve të ardhshme. “Në vend që të ratifikojnë këtë marrëveshje të dëmshme, deputetët italianë duhet të mbështesin masat për të siguruar pritje të përshtatshme në Itali, qasje në një procedurë efektive azili dhe rrugë qasjeje të sigurta dhe të rregullta, veçanërisht për njerëzit që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare”, përfundon Amnesty International.

Në Shqipëri, ratifikimi i protokollit është pezulluar përkohësisht, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese shqyrton ligjshmërinë e procedurës së ndjekur për përfundimin e tij./AI/

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

17 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

17 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

17 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

17 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

17 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

17 hours ago

This website uses cookies.