Categories: AktualitetLajme

Amnistia-Manja nga burgu i Rrogozhinës: Lirohen 780 të dënuar në gjithë vendin, i kursen buxhetit të shtetit rreth 30 mln euro

Ditën e sotme janë liruar nga burg 780 të dënuar në të gjithë vendin duke përfituar nga amnistia penale. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, nga burgu u Rrogozhinës, tha se kjo i ka kursyer buxhetit të shtetit rreth 30 milionë euro.

Manja tha se 800 persona të tjerë kanë përfituar nga ulja e dënimit, ndërsa shtoi se të dënuarit nga GJKKO nuk përfitojnë nga kjo amnisti.

Ju falënderoj për praninë në burgun e Rrogozhinës. Në këtë institucion është numri më i madh i të dënuarve që lirohen nga kjo amnisti, rreth 183 të dënuar. Në shkallë vendi ka startuar zbatimi i ligjit për amastinë, në të gjitha burgjet do lënë vendin e vuajtjes së dënimit rreth 780 të dënuar. Kjo shifër pritet të përditësohet, pasi në orët e fundit ka një numër të dënuarish përfitues që gjendjen në komisariatet e vendit, që janë përfitues. Për 780 ka mbaruar procedura. 800 të tjerë janë përfitues me ulje dënimi, që në total shkon tek 1600 të dënuar. 800 përafërsisht lirohen me animisti të plotë, pjesa tjetër me ulje dënimi.

15 gra lirohen menjëherë, 9  të tjera përfitojnë ulje dënimi, që deri në vjeshtë, pra në shtator lirohen. Përfitues nga amnistia janë 3 të mitur, 2 të mitur të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Përfitues nga amnistia janë 2662 persona në shërbim në shërbim prove. Falënderoj 116 deputetë që bashkuan votat për t’iu dhënë mundësinë të dënuarve që të bashkohen me familjet dhe t’i kthehen jetës normale. Uroj që të kenë një bashkim normal, t’i kthehen jetës së përditshme, t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas. Kthejuni jetës normale se mbi çdo gjë është familja, por edhe shoqëria jonë, që për këtë gabim që kanë bërë kemi paguar për ta.

Asnjë zyrtar i lartë që gjendet duke vuajtur dënimin për shkak se është dënuar nga GJKKO apo se është në proces hetimi apo gjykimi nuk përfiton nga kjo amnisti. Me ulje dënimi janë një numër sa gishtat e një dore, nënpunës të thjeshtë që përfitojnë nga amnistia me ulje dënimi dhe lirohen me ulje dënimi. Nga amnistia zyrtarë të lartë nuk ka. I kursen buxhetit të shtetit rreth 30 mln euro”, tha Manja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

2 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

2 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

2 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

2 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

2 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

18 hours ago

This website uses cookies.