Amnistia penale, ditën e sotme janë liruar nga burgu i Reçit 140 përfitues nga ligji

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi aministia penale emiratuar në fillim të këtij muaji nga Kuvendi dhe dekretuar si ligj nga Presidenti i Republikës. Nga burgu i Reçit në Malësi të Madhe, janë liruar ditën e sotme rreth 135 të burgosur që kanë përfituar, mes tyre edhe ish- kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.
Në të gjithë vendin fitojnë lirinë sot pas amnistisë penale 700 persona, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Amnistia penale do të ndikojë edhe në lehtësimin e kapaciteteve të burgjeve, të cilët e kanë tejkaluar atë në disa raste.