Amnistia penale, përfaqësuesi ligjor i PD publikon ligjin: Përfitojnë edhe zyrtarët e dënuar nga GJKKO

Përfaqësuesi ligjor i PD, Rezart Kthupi ka publikuar dokumentet e ligjit të amnistisë penale për të dënuarit që përfitojnë nga lehtësimi i dënimit apo lirimi nga burgu.

Sipas Kupthit nga kjo amnisti penale përfitojnë edhe të dënuarit nga GJKKO, duke i nënvizuar me të verdhë paragrafët në dokumentin e amnistisë, ku ndër të tjera shkruhet se përfitojnë nga ulja e dënimit “personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të shkronjave “b”, “c” dhe “ç” të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale”.

Përfaqësuesi ligjor i PD shton se “haraçi parë i marrëveshjes u pagua me sukses nga Revolucioni për Regjimin”, duke iu referuar marrëveshjes PS-Rithemelimi, për votimin e amnistisë penale.

Që në hyrje të ligjit për amnistinë penale përcaktohet se kush konsiderohet i dënuar, ku në dokumentet e publikuara nga Kupthi thuhet se:

“Neni 2

  1. “I dënuar” konsiderohet:
  2. a) personi i dënuar nga gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykatat e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe që brenda afatit ligjor nuk është bërë ankim në gjykatat përkatëse të apelit, duke marrë formë të prerë brenda datës 31.3.2024;
  3. b) personi i dënuar deri në datën 31.3.2024 nga gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykata e apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”

Po sipas këtij dokumenti, në ligj të dënuarit nga GJJKO përmenden edhe në zbritjen e dënimit.

“Kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit

  1. Të gjithë personave të dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja e dënimit, sipas nenit 3 të këtij ligji, ose, edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e amnistisë sipas këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kritereve ndaluese të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të nenit 4 të këtij ligji, u zbritet:
  2. a) 2 vjet nga dënimi i mbetur për personat e dënuar gra dhe të mitur,
  3. b) 1 vit e gjysmë nga dënimi i mbetur për personat e dënuar burra.
  4. Pavarësisht nga parashikimet e pikës 1 të këtij neni, nuk përfitojnë zbritje të dënimit:
  5. a) personat e dënuar me burgim për veprat penale të parashikuara në nenet 79, 79/a, 79/b dhe 79/c të Kodit Penal;
  6. b) personat e dënuar me burgim të përjetshëm;
  7. c) personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të shkronjave “b”, “c” dhe “ç” të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në dokument.

Amnistia penale u votua me 110 vota pro nga PS dhe Rithemelimi, ndërsa Luzlim Basha dhe Enkelejd Aliebaj u larguan para nisjes së votimit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.