Categories: AktualitetLajme

Amnistia, përfitojnë 570 të dënuar, kushtet dhe kriteret, kush përjashtohet

Në prag të festave të fundvitit, ministria e Drejtësisë ka propozuar një amnisti për të burogsurit që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare. Nga projektligji për aministinë përfitojnë afërsisht 570 të dënuar, ndërkohë që pushohet ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundervajteve penale që ligji parashikon deri në 2 vjet dënim.

Paralelisht, përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi edhe të gjithë meshkujt, si dhe 1.5 vite burg për të gjitha femrat dhe të miturit, që nuk përfitojnë amnisti si të burgosurit e tjerë, me përjashtim të të dënuarve me burgim të përjetshëm, të dënuarve për vrasje dhe që janë subjekt i SPAK-ut.

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji, sipas ministrisë së Drejtësisë, është që të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale, tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret. Dhënia e amnistisë, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga parimi i humanizmit; arritja e qëllimit të dënimit; rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen; edukimi dhe rehabilitimi; mbrojtja e interesit publik; dhënia e mundësisë së integrimit më të lehtë dhe më të shpejtë të të dënuarve të mitur dhe femra; rritja e efiçencës në sistemin e drejtësisë; si dhe mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës.

Kriteret për përfitimin e amnistisë

Projektligji parashikon që përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.06.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. 

“Përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat femra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.06.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.  Personat meshkuj, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.  Personat femra, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet. Personat e dënuar femra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç. Personat e dënuar meshkuj, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 65 vjeç. Personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.”, thuhet në projektligj.

Amnistia e propozuar parashikon se të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja e dënimit, ose, edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e amnistisë sipas këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kritereve ndaluese të përcaktuara por u zbritet 1 vit e gjysëm për personat e dënuar, gra, dhe të miturve; 1 vit për personat e dënuar, burra.

Ndalohen për të përfituar amnisti

Pavarësisht nga parashikimet e këtij ligji, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat e dënuar, për:  krime kundër njerëzimit; vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit; vepra penale kundër lirisë së personit; vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit; vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes; vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike; vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve; veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve; vepra penale kundër mjedisit; krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues; krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera; vepra me qëllime terroriste; krime kundër autoritetit të shtetit; vepra penale kundër drejtësisë; vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Kushtet për dhënien e amnistisë nga ndjekja penale

Projektligji për amnistinë parashikon se përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30.06.2023 për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë.

Nuk përfitojnë nga ky nen personat të cilët i janë shmangur ndjekjes penale, si dhe subjektet që mbartin detyrimin për të deklaruar sipas ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik”, si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbi 100 fëmijë argëtohen në festivalin e futbollit të organizuar nga FSHF

Në kuadër të javës së “Grassroots”, që po festohet në të gjithë Europën, Federata e…

7 hours ago

Dënimi i Salianjit, Bardhi: Vendim politik i urdhëruar nga Rama, shpallje lufte ndaj PD-së

“Vendim politik i urdhëruar nga zyra e Edi Ramës” e ka konsiderua kreu i grupit…

7 hours ago

Kryebashkiaku Beci takim me “bashkiaken” – Policia bashkiake ka rritur kapacitetet e saj në muajt e fundit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zhvilluar një takim me drejtues dhe efektiv të…

7 hours ago

Qëndrat shëndetësore verore – Në Velipojë kanë marrë shërbim rreth 6200 pushues, në Rrjoll 1942

Nga  data 15 Qershor deri në gjysmën e shtatorit, pranë qendrës shëndetësore verore në Velipojë…

7 hours ago

Këngëtarja që “drithëron” kombin – Shkodra ka qenë një “vatër” e ngrohtë për artisten Shkurte Fejza

Me zërin e saj ka drithëruar një komb të tërë. Shkodra ka qenë përherë një…

8 hours ago

Investime në kanale vaditëse e rrugë – Administratori i Njësisë Guri i Zi: Brenda vjeshtës së këtij viti nis puna

Në njësinë administrate Gur i Zi pritet të nisin shumë shpejt disa investime të rëndësishme…

8 hours ago

This website uses cookies.