Amorim akord verbal me Liverpul
Trajneri Sporting Lizbonës do të jetë trajneri i ardhshëm i Liverpulit. Mediat portugeze kanë bërë me dije se marrëveshja mes 39-vjeçarit dhe klubit britanik është arritur edhe pse në formë jo formale.
Amorim është ende në betejë për titullin kampion në Portugali ku duket se Sportingu i tij do të fitojë titullin kampion.
Portugezi shikohet si pasardhësi ideal i Jyrgen Klop.