Amortizimi i urës në Mes nuk ndalet /Banorët kërkojnë që të merren masa për rehabilitimin e saj
Ura që lidh fshatin Mes atë të Drishtit vijon të dëmtohet dita ditës Dëmtimi i parmakëve si dhe i trotuareve në disa pjesë të këtij segmenti krijojnë një pamje të shëmtuar dhe gjithashtu kthehen në burim aksidentesh për banorët që kalojnë në këtë urë .
Ndërkohë pritet që Fondi i zhvillimit të nisë punën shumë shpejt për restaurimin e urës së Mesit, Monument kulture i kategorisë së parë, ku do të investohen mbi 7 milionë lekë të reja, ku fillimisht do të niset me ndërtimin e platformave me gurë e rrjetë teli në shtratin e Kirit për fuqizmin e bazamenteve të saj.
Vazhdimi i punës do të konsistojë në restaurimin e qemerëve dhe të gjithë segmentit të urës përfshi edhe trasenë, si dhe instalimin e rrjetit të ndriçimit.