ura e bunes
Ura e re e Bunës vijon ti nënshtrohet amortizimit çdo ditë. Ndonëse ajo u riparua përgjatë verës, këtë fundvit pamja që të ofron është e tillë. Kalimtarët thonë se kjo nuk është aspak normale. Mjetet hasen me amortizim të përditshëm ndërkohë që duhet një ndërhyrje konkrete për të, në bazë të funksionit që ura kishte në fillim. U ndërtua në vitin 2011 me një fond që kapi shifrat e mbi 7 milion dollarësh Ura e re e Bunës në qytetin e Shkodrës nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Problematikat janë nga më të ndryshmet në këtë urë e në zonën për rreth pasi fillimisht u dëmtua mekanizmi i hapjes së urës, duke sjellë dëme të mëdha në funksionimin e pajisjeve komanduese. Në shumë pjesë të saj janë krijuar edhe gropa, ndërsa pjesa e asfaltuar ka nisur të çahet duke vënë në alarm faktin se ura kërkon ndërhyrje emergjente. Këto gropa sjellin edhe dëmtimin e urës por njëkohësisht edhe të automjeteve që e përshkojnë atë ku fluksi më i madh regjistrohet në stinën e verës por edhe gjatë festave të fundvitit me rikthimin e emigrantëve në vendlindjen e tyre. Ura e re e Bunës mbetet e një rëndësie të veçantë për qytetin e Shkodrës, por jo vetëm, pasi lidh disa rrethina me qytetin e njëkohësisht është edhe lidhja më e shkurtër toksore me Malin e Zi gjë e cila e bën mjaft të rëndësishëm për lëvizjet në destinacione të ndryshme.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.