Amortizimi i urës së  re të Bunës –  Në një pjesë të urës është hequr sipërfaqja e sipërme e asfaltit

Kjo është gjendja e urës së re të “Bunës” e cila po vijon të dëmtohet .

Në një pjesë të  kësaj ure  është hequr sipërfaqja e sipërme e asfaltit duke krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve.

Megjithëse është ndërhyrë disa herë për rehabilitimin e urës, duket se mirëmbajtja e kësaj vepre nuk është në nivelet e duhura për t’i shërbyer qytetarëve.

Këto gropa sjellin njëkohësisht edhe amortizimin e automjeteve që e përshkojnë atë, ku fluksi më i madh regjistrohet në verë, por edhe gjatë festave të fundvitit me rikthimin e emigrantëve në vendlindjen e tyre.

Ura e Bunës ka një rëndësi të madhe, pasi nëpërmjet saj kryhet lidhja tokësore më e shkurtër me Malin e Zi.

Njëkohësisht, nëpërmjet saj bëhet lidhja e dy lagjeve turistike të Shirokës dhe të Zogajve me qytetin e Shkodrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.