Categories: AktualitetLajme

AMP bën bilancin për Janar-Mars 2024: Rritje me 78 % të numrit të referimeve penale

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore gjatë 3-muajve të parë të vitit 2024 (Janar-Mars) ka synuar rritjen e eficencës së hetimeve proaktive në funksion të goditjes së paligjshmërisë, në radhët e punonjësve të strukturave, kryesisht të Policisë së Shtetit, duke synuar nivelet e para, të mesme dhe të larta të menaxhimit policor, jo vetëm ato në nivelet zbatuese/operacionale.

Me anë të një njoftimi, AMP bën me dije se gjatë 3 muajsh është rritur me 78% numri i referimeve penale.

Fokusi është vënë në strukturat me risk të lartë korrupsioni, si kufiri, policia rrugore, hetimi i krimit, shërbimet ndaj të tretëve, etj. Konkretisht për ketë periudhë AMP-ja ka patur një rritje të konsiderueshme sasiore dhe cilësore; ku ka pasur 73 referime me 119 punonjës të referuar, krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku ka pasur 41 referime me 66 punonjës të referuar, çka rezulton se ka një rritje me: 78 % të numrit të referimeve penale, 80.3 % të numrit të punonjësve të referuar”, thuhet në njoftim.

Më tej, po për të njëjtën periudhë, AMP bën me dije se janë kryer 33 hetime proaktive, që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, është shënuar një rritje me 3 herë i numrit të hetimeve proaktive.

Gjithashtu, gjatë këtij 3-mujori të parë të vitit, AMP ka kryer me iniciativë ndalimet/arrestimet në kushtet e flagrancës, si dhe ka ekzekutuar vendimet e gjykatave për masat e sigurisë të karakterit ndalues dhe shtrëngues të dhëna ndaj 14 punonjësve të strukturave e 5 shtetasve

“Të grupuara sipas veprave penale, 73 referimet penale për 119 subjekte, i klasifikojmë në: 31 referime ndaj 37 punonjës të strukturave për veprat penale “shpërdorim detyre” e “korrupsioni pasiv”, 20 referime ndaj 60 punonjës të strukturave dhe 17 shtetas për veprën penale “shpërdorim detyre” duke favorizuar “forma të ndryshme të paligjshmërive”, 16 referime ndaj 16 punonjësve të strukturave dhe 1 shtetas, për veprën penale të  “kryerjes së veprimeve arbitrare”; “dëmtime të tjera me dashje”, “dhunë në familje”, “goditje për shkak të detyrës”, etj, 6 referime ndaj 6 punonjësve të strukturave për veprën penale “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” apo “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor””, thuhet më tej në njoftim.

Sipas AMP, “abuzimi me detyrën” rezulton të jetë forma më klasike e paligjshmërive me rreth 43 % të totalit të referimeve, qoftë si formë e vetme apo e gërshetuar me shkelje të tjera, ku këto të fundit zënë rreth 27% të totalit të referimeve, që variojnë nga njëra strukturë vendore në tjetrën e nga lloji i strukturës dhe përgjegjshmëria ligjore dhe funksionale që ato kanë. Në përqindje të konsiderueshme, rreth 22% të totalit të referimeve zënë shkeljet/veprimet që kryejnë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës, të cilat prekin lirinë e shtetasve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

3 hours ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

3 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

17 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

17 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

17 hours ago

This website uses cookies.