AMP forcon partneritetin
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani priti të hënën në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Richard Deasy, atashe për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit, përfaqësues i ICITAP (Departamenti i Drejtësisë) për Shqipërinë, si edhe John Kastning, drejtor i Byrosë për Çështjet e Drogave dhe Zbatimit të Ligjit (Departamenti i Shtetit) për Shqipërinë.
Fokusi i diskutimit ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit me Programin ICITAP për zhvillimin e kapaciteteve të Agjencisë, në funksion të zbatimit të ligjit dhe goditjes së paligjshmërisë në radhët e Policisë së Shtetit.
Drejtori i përgjithshëm vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, si edhe vizionin e përbashkët me ICITAP-in, duke shprehur gatishmërinë e Agjencisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin kundër fenomeneve të paligjshmërisë që cenojnë rëndë besimin e publikut të punonjësit e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera që mbikëqyren nga Agjencia.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e ambasadës së SHBA në Tiranë përforcuan mesazhin për vazhdimin e asistencës dhe mbështetjes ndaj Agjencisë, në funksion të përmbushjes së misionit.
Në përfundim të takimit, drejtori i përgjithshëm i AMP-së Florian Sulejmani i dorëzoi përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA një dhuratë simbolike me stemën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërsa nga ana e tij, Deasy dorëzoi si dhuratë një monedhë që simbolizon 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.