AMP kallëzon policët shkodranë – Ata akuzohen për shpërdorim detyre në masakrën e Dobraçit
Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës, ku akuzon efektivët e policisë së Shkodrës për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas burimeve, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Buhatit.
Tashmë, pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje. Ende mbetet mister personi që del në video.
Në ngjarjen tragjike të ndodhur në aksin Shkodër- Koplik, afër monumentit të “5 Heronjve”, humbën jetën katër persona, mes të cilëve edhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, kalimtarë të rastit, të cilët po ktheheshin në shtëpi me motorin e tyre pas pune.