Ana Brnabiç zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Serbisë
Ish-kryeminsitrja dhe zyrtarja e partisë progresiste serbe në pushtet, Ana Brnabiç është zgjedhur kryetare e kuvendit të Serbisë. Nga 158 deputetë që ishin të mërkurën të pranishëm në sallë e seancave parlamentare , 153 votuan pro ndërsa pro kundër caktimit të saj në detyrë.
Pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës nuk ishin të pranishëm në votim. Brnabiç u propozua për kryetare të parlamentit nga partia së cilës i përket që së bashku me partnerët ka shumicën në parlamentin e vendit me 250 deputetë.
Debati treditor për Brnabiç u karakterizua nga ofendime dhe të bërtitura mes deputetëve, ku opozita kritikoi propozimin e qeverisë për caktimin e saj në krye të kuvendit. Brnabic është zëvendëskryetare e partisë progresiste serbe e presidentit Aleksandër Vuçiç që fitoi 46.7 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit.
Partneri në koalicion i kësaj partie, Partia Socialiste Serbe, mori 6.55 për qind të votave. Koalicioni opozitar pro Evropës, Serbia kundër dhunës, doli forca e dytë në votime me 23.66 për qind të votave. Rezultati i zgjedhjeve u pasua me një valë protestash ku u pretendua për manipulim të votave.
Bashkimi Evropian u shpreh se sistemi zgjedhor Serb kishte nevojë për përmirësime të ndjeshme, pasi një ekip vëzhguesish ndërkombëtarë vunë në dukje një sërë parregullsish dhe mangësish gjatë zgjedhjeve të dhjetorit si blerje votash apo edhe mbushje të kutive të votimit me vota.