Ana e Malit probleme me energjinë/ Kryeplaku apel OSHEE- së, investoni në rrjetin elektrik

ana e malit
Pavarësisht investimeve që OSHEE bëri me dije se po kryen në disa zona, Ana e malit vijon të jetë ndër njësitë me probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike. Pa energji vjen sa herë ka reshje shiu apo erë të fortë. Kryeplaku i fshatit Obot sqaron se probleme ka zona e Oblikës dhe Muriqanit, e për pasojë mbeten në errësirë edhe banorët e Obotit. Pema ka kërkuar nga operatori i energjisë elektrike që të ndërrojë një pjesë të rrjetit elektrik pasi është tejet i amortizuar dhe telat shkëputen herë pas herë duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Këta të fundit thonë se kanë paguar fatura energjie edhe në kohë që ishin të përmbytur, por asnjëherë kjo nuk u është kthyer mbrapsht me shërbime të përmirësuara.