Analisti amerikan: Nëse Kurti e Osmani pranojnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel
Profesori dhe analisti amerikan, Eduard Josef (Edward Joseph) deklaroi se Kosova duhet të bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, statuti i hartuar nga Bashkimit Evropian duhet të shkojë në Kushtetuese, në të kundër Kosova do të bëjë hapa pas.
“Pra ky është realiteti, Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund të kemi mendime të ndryshme, edhe unë kam mendim tim por nuk është se ka shumë rëndësi kjo. Ajo që ka rëndësi është që Kosova të ecë përpara. Pra statuti i hartuar nga Bashkimi Evropian duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese menjëherë ose Kosova nuk do të bëjë hapa përpara. Pra kjo i bie që do të ecë mbrapa”, tha ai në një intervistë për RTK-në.
Analisti amerikan u shpreh se nëse Kryeministri Albin Kurti ose Presidentja Vjosa Osmani pranojnë Asociacionin, do të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe.
“Unë parashikoj që ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani ecin përpara dhe dorëzojnë statutin që ka përkrahjen e BE-së për Asociacionin dhe bën një hap përpara, unë do të parashikoja që ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani do të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe”, tha Josef, ndërsa shtoi se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës.