Categories: LajmeRajoni

Analisti amerikan: Nëse Kurti e Osmani pranojnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel

Profesori dhe analisti amerikan, Eduard Josef (Edward Joseph) deklaroi se Kosova duhet të bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, statuti i hartuar nga Bashkimit Evropian duhet të shkojë në Kushtetuese, në të kundër Kosova do të bëjë hapa pas.

“Pra ky është realiteti, Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund të kemi mendime të ndryshme, edhe unë kam mendim tim por nuk është se ka shumë rëndësi kjo. Ajo që ka rëndësi është që Kosova të ecë përpara. Pra statuti i hartuar nga Bashkimi Evropian duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese menjëherë ose Kosova nuk do të bëjë hapa përpara. Pra kjo i bie që do të ecë mbrapa”, tha ai në një intervistë për RTK-në.

Analisti amerikan u shpreh se nëse Kryeministri Albin Kurti ose Presidentja Vjosa Osmani pranojnë Asociacionin, do të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe.

Unë parashikoj që ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani ecin përpara dhe dorëzojnë statutin që ka përkrahjen e BE-së për Asociacionin  dhe bën një hap përpara, unë do të parashikoja që ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani do të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe”, tha Josef, ndërsa shtoi se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

5 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

5 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

5 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

5 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

5 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

5 hours ago

This website uses cookies.