deaf82d012c6461ab37253324c7b8a9b
Analistët në Beograd thonë se marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ajo e Ohrit nënkuptojnë se Serbia e ka njohur Kosovën si shtet, por që këtë duhet ta pranojnë edhe institucionet e Serbisë.
Ata përmendin njohjen e dokumenteve dhe një sërë çështjesh tjera, por thonë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po nguron ta pranojë.
Nga Serbia kërkohet dhënia e rezultateve në raport me Kosovën, që është njohja de facto. Sipas njohëseve të zhvillimeve, raporti vjetor i Komisionit Evropian ku kërkohet nga Serbia që t`i përmbushë obligimet në dialog, është në njëfarë mënyre thirrja për ta njohur sovranitetin e Kosovës.
“Ofrimi i njohjes de fakto është në kuadër të marrëveshjes së Ohrit. Në thelb, kjo do të thotë se Serbia e pranon se në realitet ekziston Republika e Kosovës dhe jo e ashtuquajtura Kosovë, madje as ajo me yll. Në kuptimin juridik dhe diplomatik, kjo nënkupton, siç shkruhet në marrëveshjen e shkurtit, pezullimi i veprimeve për pengimin e njohjes së Kosovës dhe krijimin e pengesave për Kosovën në organizatat ndërkombëtare”, tha Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.
Edhe pse Beogradi zyrtar refuzon që me marrëveshjet e arritura e ka pranuar de fakto Kosovën, për analistët kjo nënkupton një gjendje faktike dhe të qartë, por që në Serbi po manipulohet.
“Presidenti i Serbisë tha se i pranoi marrëveshjet pa nënshkrim, a do të thotë kjo se një fjalë e dhënë në komunikimin zyrtar të një lideri dhe një politikani nuk do të thotë asgjë. Marrëveshjet nënkuptojnë që Serbia nuk do ta pengojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në. Me marrëveshjet e Brukselit, të gjitha institucionet realisht e kanë njohur Kosovën, pasi hyrja e përfaqësuesve serbë në institucione, pastaj njohja e dokumenteve, çfarë është kjo nëse nuk është njohje”, tha gazetari Rade Radovanoviq.
Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një nga kërkesat kryesore për Serbinë në rrugën e saj evropiane. Në Beograd vlerësohet se nga Serbia kërkohet që t`i zbatojë marrëveshjet edhe nëse nuk janë nënshkruar dhe se Perëndimi nuk do të pranojë vonesa për shkak të zgjedhjeve apo kushteve të tjera. /rtk/
Një 28-vjeçar është arrestuar në aksin “Vau i Dejës–Shkodër”, si rezultat i një operacioni të…
Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Shkodër- Velipojë. Rreth orës…
Policia braziliane ka deklaruar se ka parandaluar një sulm me bombë të planifikuar në koncertin…
Ka dështuar edhe në përpjekjen e 11-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Në seancë të…
Në Akademinë e Sigurisë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve, u zhvillua një ceremoni përkujtimore…
Pas plot 20 vitesh të kaluara në Liverpul ka ardhur momenti për tu larguar. Trent…
This website uses cookies.