Analiza e punës 1- vjeçare të MZSH / Paralajmërohet përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e numrit të punonjësve
Është zhvilluar në drejtorinë e Shërbimit Zjarrëfikës në Shkodër analiza vjetore e të gjithë qarkut.
I pranishëm në këtë takim, Agustin Pepkolaj, specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi kërkoi që të forcohet bashkëpunimi me Policinë e shtetit për arrestimin e personave që shkaktojnë zjarre të qëllimshme.
Drejtori i Shërbimi Zjarrëfikës në Bashkinë Shkodër, Agim Ponari, tha se pavarësisht numrit të lartë të zjarreve në vitin 2024, çdo vatër zjarri është menaxhuar në kohë rekord nga ekipet zjarrëfikëse.
Ndërkohë, që gjatë këtij viti pritet të përmirësohen kushtet për zjarrëfikësit, por edhe të rritet numri I tyre, kryesisht në Dejtorinë e Shërbimit Zjarrëfikës në Shkodër