Analiza e Vllaznisë në “Studio Sport” / Akuza e Shpuzës për merkaton: Ka abuzime me blerjen e futbollistëve
Ashtu si çdo të mërkurë, edhe mbrëmjen e djeshme Studio Sport ka ardhur në ekranin ne RTSH Shkodra me komente dhe analiza rreth sportit shkodran. Vëmendjen më të madhe e ka marrë situata e rënduar në kampin kuq e blu pas humbjes 4 me 1 ndaj Partizanit. Ndër të tjera, nga ana e menaxherit Luan Shpuza, ka ardhur një akuzë e rëndë në lidhje me merkaton e Vllaznisë, e cila sipas tij është shoqëruar me abuzime.
Opinione rreth situatës që po kalon Vllaznia, përcollën edhe dy të ftuarit e tjerë në panel, trajneri i futbollit Alsid Tafili dhe eksperti i menaxhimit Ylli Pashuku, ndërkohë që përmes lidhjes direkte nga Tirana ka folur edhe gazetari sportiv, Gerti Çarçani.
Pjesë e këtij emisioni ishin edhe komentet për lojrat me dorë, fitoren e Vllaznisë në kupën e Shqipërisë volejboll meshkuj, si dhe merkato e basketbollit meshkuj, e cila ka veshur kuqeblu amerikanin e dytë.