Analiza e Vllaznisë në “Studio Sport”/ Basha, Dervishi, Kalaja, optimist për suksesin në Kupë dhe Kampionat
105 vjetori i krijimit të Shoqërisë Kulturore Sportive Vllaznia ka marrë vemendjen kryesore në pjesën e parë të emisionit Studio Sport, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra. Zyhdi Basha, veteran futbolli, dhe Astrit Dervishi, arbitër veteran, pjesë e familjeve të njohura portive, Basha dhe Dervishi, si dhe Artan Kalaja, një jetë të tërë në shërbim të volejbollit, sollën kujtime për karrieren e tyre sportive në gjirin e Vllaznisë. Më pas u kalua tek futbolli, ku duke komentuar humbjen e çerekfinales së parë të Kupës me Erzenin shprehen besim për kualifikim.Në vijim, të ftuarit u ndalën edhe tek pragndeshja javës së 25-të të Superiores, Dinamo-Vllaznia.Pjesë e këtij emisioni ishin edhe komentet për futbollin e femrave, volejbollin dhe basketbollin, si dhe intervista e zgjeruar ekskluzive me nënkampionin e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj.