Analiza e Vllaznisë në Studio Sport/Dervishi, Miloti dhe Hasani: Skuadra shfaqi shenja lodhje

Për të ftuarit e emisionit Studio Sport, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, Astrit Dervishi, Auron Miloti dhe Fatjon Hasani, Vllaznia shfaqi një formë të mirë sportive në pjesën e parë me Egnatian, por më pas pati shenja lodhje duke lejuar kundërshtarin të marrë lojën nën kontroll.Për t’u theksuar është se për ish futbollistin dhe ish trajnerin e Vllaznisë, Auron Miloti, kjo ishte dalja e parë publike në media në cilësinë e detyrës së re si drejtor i sektorit të sportit në Bashkinë Shkodër, ku dy eventet e fundit, Kupa Agim Tafili në çiklizëm dhe Nderi i Figurave, Gëzim Mema-Vildan Tufi, janë dëshmia e kontributit të tij dhe stafit bashkiak. Në fund, kishte vend edhe për suksesin historik të Basanias së Bushatit, kampione e kategorisë së tretë, tashmë e kualifikuar në të dytën.