Analiza e Vllaznisë në Studio Sport , kritika për humbjen në Kukës dhe optimizëm për vazhdimësinë

Humbja e Vllaznisë në transfertë me Kukësin ka marr vëmendjen më të madhe të emisionit Studio Sport, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra. Ish futbollisti i Vllaznisë Kujtim Shaba, komentatori i futbollit Edmond Dibra dhe gazetari Luan Kadija, kanë folur me nota kritike në adresë të kuqebluve duke vënë në dukje mosimnpenjimin e duhur ndaj verilindorëve. Megjithëatë, duke folur për vazhdimësinë ato janë të mendimit se ndërprerja e kampionatit për ndeshjet e kombëtares është pozitive për konsilidimin e skuadrës kuqeblu në mënyrë që të jetë gati për dy sfidat më të afërta, Erzenin për kampionat dhe Egnatian për Kupë.
Superiorja rikthehet në konkurim me datë 29 mars, ditë kur Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Erzenin.