Analiza e Vllaznisë në “Studio sport”/ Të ftuarit kritika të ashpra për merkaton e dobët të kuqebluve

STUDIO SPORT
Barazimi i Vllaznisë së kategorisë Superiore me Dinamon dhe oshilacionet e saj nga java në javë ishin në fokus të diskutimeve në emisionin Studio Sport transmetuar mbrëmjen e djeshme në ekranin e RTSH Shkodra. Te ftuarit në panel, ish futbollisti Fatmir Lugji, trajneri i futbollit femra Nikolin Leka, ish basketbollisti Ilir Taflaj, si dhe në linjë telefonike, tifozi Edi Verri, përfaqësues i grupimit “Diaspora kuqeblu” , theksin kryesor e kanë vendosur tek merkatoja jo cilësore e berë në prag fillimi e sezonit futbollistik.
Pjesë e emisionit Studio Sport ishin dhe komentet për nisjen e kampionatit me fitore nga Vllaznia e futbollit femra, lojrat me dorë, basketboll dhe Volejboll, kategoria e dytë e futbollit si dhe futbolli i moshave.