Analiza për Vllazninë/Gazetari i vjetër sportiv Namik Mehmeti sugjeron mirëorganizim për Kupat e Europës

Me superfinalen mes Partizanit dhe Egnatias, e fituar nga rrogozhinasit me rezultatin 0 me 1, është mbyllur sezoni futbollistik 2023-2024 me Egnatian kampione që fiton dy trofetë Kupë dhe Kampionat, Partizanin nënkampion, Skënderbeun të tretin dhe Vllazninë të katërtën.Duke folur për vazhdimësinë, gazetari i vjetër sportiv Namik Mehmeti, ka besim se presidenti Alban Xhaferi do të riformatojë një Vllazni dinjitoze për Kupat e Europës si dhe për fitimin e titullit kampion sezonion e ardhshëm.Burimet pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se kanë nisur lëvizjet e para në klub, jo vetëm me largime por edhe me afrime të reja.