Ancelotti konfirmohet si “Mbreti Carlo”: Jetojmë për mbrëmje si kjo
Carlo Ancelotti e ka bërë sërish, ai është kampion evropian për herë të pestë si trajner dhe e udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit të pesëmbëdhjetë të Ligës së Kampionëve. “Nuk mësohesh kurrë me të fituar, edhe sepse ishte e vështirë dhe më shumë se sa pritej – komentoi trajneri italian në fund të ndeshjes -. Në pjesën e parë vuajtëm shumë, në pjesën e dytë dolëm më mirë. Kjo është një ëndërr që vazhdon”. Ndryshimi në pjesën e dytë ishte i dukshëm: “I kërkova Vinicius të jepte më shumë sepse ishim pak të ngadaltë në fillim”.
“Gjithçka është shumë e bukur, të kesh fituar pesë Liga të Kampionëve nuk është aq e rëndësishme sa të kalosh mbrëmje si këto. Kjo pjesë e dytë e karrierës sime në Madrid duket si një ëndërr, le të shpresojmë që të mos zgjohemi. Presidenti Perez ishte shumë i lumtur, ky është çelësi i gjithë kësaj dhe me këtë sukses ai e kalon Bernabeun dhe konfirmon veten si një president i madh”.
Në fund përqafimi me Kroos: “E falënderova për gjithçka sepse largohet pas kësaj ndeshje dhe e kemi të vështirë ta pranojmë. Largohet duke fituar Ligën e Kampioneve, siç pakkush ka bërë në karrierën e tij”.