Ancelotti kundër Botërorit për klube: Vetëm një ndeshje e Realit vlen 20 milionë
Në një intervistë dhënë për “Il Giornale”, kampioni i shumëfishtë evropian, Carlo Ancelotti, sulmon FIFA-n dhe Kupën e re të Botës për Klube që do të fillojë në verën e vitit 2025.
“Real Madrid në Kupën e Botës për Klube? FIFA ta harrojë këtë, lojtarët dhe klubet nuk do të marrin pjesë në atë turne.
Një ndeshje e vetme e Real Madridit vlen 20 milionë dhe FIFA dëshiron të na japë atë shumë për të gjithë kupën. Jo, nuk bëhet kështu. Ashtu si ne shumë klube të tjera do të refuzojnë ftesën”, ka deklaruar trajneri i Realit të Madridit.