Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë të gjatë për Radio Anch’Io lo Sport në Radio1 ku ka folur për tema të ndryshme: “Të stërvit një ekip kombëtar? E kam thënë gjithmonë, më pëlqen të stërvitem çdo ditë dhe nuk e kam marrë kurrë në konsideratë.”
Italiani ka theksuar se ndeshjet e shumta po vënë në rrezik shëndetin e lojtarëve: “Fokusi tani është te numri i ndeshjeve, një kalendar i ekzagjeruar dhe tepër kërkues për lojtarët. Ne nuk stërvitemi më, por janë vetëm ndeshje dhe rikuperime. Nuk mund të vazhdojmë kështu, me ndeshje çdo tre ditë gjatë gjithë vitit Kjo e vë në rrezik shëndetin e lojtarëve, duke rezultuar në shumë dëmtime”.
Një mendim edhe për arbitrat: “VAR ka sjellë avantazhe, por kur vendimi është subjektiv si për penallti, gjithmonë do të ketë diskutime. Teknologjia i ka ndihmuar arbitrat, ka edhe më shumë respekt në marrëdhëniet me lojtarët”, ka thënë mes të tjerash Ancelotti.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të…
Mesnatën e së enjtes skadoi afati i dorëzimit të listave me kandidatët që do garojnë…
Partia Socialiste ka publikuar e para emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të…
Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…
Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…
This website uses cookies.