Andrej Kramarić: Barazimi me Shqipërinë, zhgënjyes
Andrej Kramarić, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Kroaci-Shqipëri 2-2, ka komentuar: “Nuk e imagjinoja se do ta festonim ditëlindjen time në një mënyrë kaq zhgënjyese. Do të ishte shumë më bukur nëse do të kishim marrë të tri pikët dhe kështu ka qenë deri në sekondat e fundit”.
“Ne e dimë se çfarë na pret tani. Gjithmonë duhet t’i zgjidhim gjërat në mënyrën më të vështirë të mundshme, duke luftuar deri në sekondën e fundit. Le të jetë kështu edhe këtë herë dhe, në dashtë Zoti, ne kemi fatin të përparojmë në këtë grup. Jam i vetëdijshëm se luajmë kundër Italisë, e cila besoj se është ndoshta skuadra më e mirë në grup”.