Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë, por vetëm një hap të parë vendimin e Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës, që rekomandoi anëtarësimin e vendit të tij në këtë organizatë.
“Është lajm tejet i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata Ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hyn brenda Këshillit të Evropës”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se bashkë me këtë proces, njëkohësisht po bëhen hapa edhe drejt integrimit evropian.
“Synimi ynë është anëtarësimi në BE dhe në anën tjetër anëtarësimi në NATO, ku dihet që në të dy këto dy mekanizma tejet të rëndësishëm botëror, ne do të jemi pranë shteteve që nuk na kanë njohur. Do të jetë një argument i fuqishëm për skeptikët në shtetet e tyre që ta bëjnë hapin vendimtar dhe ta pranojnë e ta njohin pavarësinë e Kosovës”, Albin Kurti.
Duke folur për çështjen e dinarit, Kryeministri Kurt përsëriti se vendimi e marrë nga Banka Qendrore ekzekutivi do ta mbështesë për aq kohë se do t’i kërkohet. Ndërsa shtoi se Kosova nuk është kundër që qytetarët serbë të marrin ndihmë financiare nga Serbia, por theksoi se ajo duhet të jetë në euro.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.